Një shtëpi dy katëshe po diegjet në lagjen “1 Maji” në Patos.

Zjarri është duke shkrumbuar gjithë shtëpinë, ndërsa rrezikohen edhe banesa të tjera pasi janë shumë afër me njëra-tjetrën.

Deri më tani nuk raportohen të lënduar. Banesa është në pronësi të Xhemal Goxhaj i cili është larguar ditën e djeshme për në Greqi. Në shtëpi kanë qenë vetëm bashkëshortja dhe fëmijët të cilët kanë shpëtuar fatmirësisht nga zjarri që ka rënë menjëherë.

Top Channel