Berisha u ul në anën e socialistëve/ Spiropali: Për çfarë përfaqësimi flet, për 1800 plumbat në Bulevardin e Kombit?

22/09/2022 13:32

Sali Berisha zgjodhi të ulet për pak caste sot gjatë seancës plenare, në krah të socialistëve. Ndërsa priste për të folur në seancë plenare, Berisha u pa të ulet në karriget e maxhorancës, në pritje për të marrë fjalën në foltore.

Komentin për veprimin e ish kryeministrit e bëri ministrja Spiropali e cila tha ai nuk mund t’i përfaqësojë kurrsesi socialistët, pasi është shembulli më i keq për t’u ndjekur sipas saj.

Spiropali u shpreh se disa nga anëtarët e opozitës e kanë ngritur figurën e tyre me anë të shantazhit dhe se diskutime më të thella për sulmet kibernetike në Shqipëri bëhen jashtë vendit tonë se sa në parlamentin tonë.

Spiropali: U ul në këtë anë të parlamentit deputeti i botës tjetër dhe pretendoi se është përfaqësuesi i socialistëve. 1800 plumba të gjetur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, për çfarë përfaqësimi po flet? Ky jep leje për vrasje e ka qenë shpërndarësi monopol i lejeve për të vrarë. Këta që dosjet e njëri-tjetrit I kanë përdorur për shantazh nga mëngjesi në darkë, që figurën e vet e kanë ngritur në shantazh. Koha për t ndarë njëherë e mirë ka mbaruar. Meqë flasim për ata që janë përtej oqeanit ku këta nuk mbërrijnë dot me not, diskutime më të thella për sulmet kibernetike bëhen në senatin amerikan sesa bëhen në parlamentin tonë. Po fakti që nuk ishte një sulm ndaj Shqipërisë por ndaj një veni të NATO-s e që u ngritën në këmbë të gjithë. Ishte me qëllim për të shkatërruar përfundimisht e për të paralizuar të gjitha të dhënat e shërbimet në Shqipëri. U ngritëm në këmbë për një javë. Ju nuk jeni të interesuar për këtë por për tallavanë. Ndoshta edhe u ishte bërë qejfi po t’ja kishin arritur qëllimit por nuk ia arritën. Të vijmë këtu e të dëgjojmë broçkulla, është e tepërt.  E mbani mend kur dilnim në foltore e flisnim për financimin rus në disa vende Evropiane. Ne kemi thënë të hetohen lidhjet deri në fund jo se Luli është fajtor, Berisha është i gatishmëri shpallë fajtorë sa herë të dojë. Me këto nuk e fitoni besueshmërinë, njerëzit ju lexojnë si libër i hapur. S’keni nevojë të hakeroheni se lexoheni lirshëm.

Top Channel