Veseli: Mungesat? Nuk u japim rëndësi individëve, ja pse shkova te Benevento

21/09/2022 14:15

Frederik Veseli përcjell optimizëm në konferencën për shtypin të Kombëtares, ku u shfaq krah sulmuesit Sokol Cikalleshi.

Mungesa janë shumë të rëndësishme, por shumë herë na kanë munguar ose njëri ose tjetri. Pavarësisht kësaj, nuk u japim shumë rëndësi individëve, por grupit. Jemi të përqendruar për të bërë një ndeshje të mirë në nivel difensiv. Na vlen vetëm trepikëshi.”

Pozicioni i preferuar: “Më mirë jam në qendër, por i kam mbuluar edhe mungesat në krah kur ka qenë nevoja. Kam cilësitë dhe kapacitetet fizike. Normal që jam një qendërmbrojtës.”

Transferimi te Benevento: “Më kërkoi me ngulm Benevento, sepse ka ambicie për t’u kthyer në Serinë A. Gjendja ime në Salerno nuk ishte hiç e mirë, kisha dëmtime dhe probleme me trajnerin. M’u dha mundësia dhe shkova tek Benevento, ku ndihem shumë mirë.”

Gabimet në mbrojtje: “Kundër Izraelit, në shtëpi, kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, por ndikuan gabimet individuale, që mund të ndodhin. Në analizat që kemi bërë, kemi kuptuar që gabimet individuale ishin më të rëndësishme, humbja ka ardhur nga ne, Izraeli nuk ka bërë ndonjë ndeshje të madhe. Secili duhet të marrë përgjegjësitë, të bëjmë një ndeshje të mirë në nivel difensiv. Të shënojmë një gol më shumë se kundërshtari”.

Të rinjtë në Kombëtare: “Gjenerata e re ka shumë ambicie, shihet që secili po rritet në klubet më të mëdha. Kemi një skuadër me shumë cilësi, ekuilibër mes lojtarëve me përvojë dhe atyre të rinj. Shqipëria mund të shkojë përpara me këta lojtarë të rinj.”/ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA