Tensione mes dy fqinjëve/ Erdogan: Greqia e ktheu Egjeun në  varrezë për refugjatët, reagon Dendias 

21/09/2022 11:59

Athina zyrtare i është përgjigjur me tone të ashpra deklaratave të presidentit Erdogan në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

Në fjalimin e tij lideri turk ka përmendur tensionet e vazhdueshme në rajonin e Mesdheut Lindor mes Turqisë dhe Greqisë, të cilën e ka akuzuar se po kryen krime kundër njerëzimit duke torturuar në Egje emigrantët, të cilët me anë të rojeve bregdetare i largon , duke detyruar më pas njësitë e rojes bregdetare turke ti shpëtojnë.

 Erdogan: Kriza e refugjatëve nuk mund të zgjidhet duke shpuar varkat e tyre dhe duke braktisur ata që kërkojnë një jetë më të mirë për veten e tyre, duke ngritur gardhe kundër tyre ose duke i vendosur në kampe përqendrimi. Ndërsa ne, si Turqi përpiqemi që të mos ketë kufoma të reja foshnjash të dergjen në brigje si ajo e Aylanit, Greqia vazhdon ta kthejë Egjeun në një varrezë për refugjatët përmes dëbimeve të paligjshme .

 Rexhep Tayyip Erdogan  ka akuzua gjithashtu Athinën se ndjek politika shtypëse kundër pakicës myslimane turke , i ka bërë thurrje gjithashtu komunitetit ndërkombëtar të njohë zyrtarisht të ashtuquajturën “Republika Turke e Qipros Veriore “sa më shpejt të jetë e mundur dhe ka folur edhe për tensionet e fundit ushtarake me Greqinë .

Erdogan: Vazhdimi i paqes dhe stabilitetit në Mesdheun Lindor varet nga respektimi i të drejtave dhe ligjeve të të gjitha palëve. Ne i bëjmë thirrje Greqisë të lërë anash politikën e tensionit dhe provokimit dhe të dëgjojë thirrjet tona për bashkëpunim dhe solidaritet”.

Në një deklaratë për shtyp ministri  grek i Jashtëm Nikos Dhendias thekson midis të tjerash se vendi që përdor emigracionin si mjet, duke rrezikuar dhjetëra mijëra jetë njerëzish, vjen të akuzojë Greqinë, madje edhe për krime kundër njerëzimit.

Nikos Dhendias Ministër i Jashtëm i Greqisë: Vendi që kërcënon drejtpërdrejt me luftë, vendi që ka lëshuar një casus belli, vendi që kundërshton sovranitetin grek mbi ishujt e Egjeut, vjen të flasë për marrëdhënie të mira fqinjësore. Vendi që zotëron territoret e vendeve të huaja, përfshirë Republikën e Qipros, vjen të flasë për kushtet e sigurisë dhe mirëkuptimit në Mesdheun Lindor.

Turqia do të bënte mirë të respektonte ligjin ndërkombëtar ,ti rikthehet sa më shpejt llogjikës dhe të përgjigjet se çfarë ndodhi me minoritetin grek në Stamboll prej  100,000 vetësh , që sot është reduktuar në më pak se 5000. Ajo nuk ka të drejtë të flasë -ka thënë Dhendias.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA