Të gjithë kanë momente të sikletshme në publik, si për shembull thyerja e takës së këpucës, pengimi në tokë ose ngritja e fustanit.

Disa njerëz zgjedhin t’i harrojnë sa më shpejt këto momente, ndërsa të tjerë, përkundrazi, i kthejnë në momente gazmore që mund ta ndajnë me miqtë.

Njihuni me disa situata të sikletshme të disa prej personazheve të njohur të showbiz-it.

Elizabeth Olsen ‘takohet’ me fryrjet e erës dhe me një buzëqeshje përdor çantën e saj për t’u mbuluar.

Jennifer Garner pothuajse u rrëzua në festën e ‘Oscars’, por arriti të mbajë ekuilibrin dhe të buzëqeshë më pas.

Marion Cotillard di të marrë në mënyrë elegante vathin e saj që i ka rënë në dysheme dhe të vazhdojë të ecë në tapetin e kuq sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Modelja Ming Xi vazhdon të buzëqeshë edhe nëse rrëzohet.

A keni të njëjtën shprehje të fytyrës si Britney Spears kur përpiqeni të mos lëshoni diçka?

Jessica Chastain nuk ka frikë të pozojë para kamerave edhe në erëra të forta.

Grimieri i Zachary Quinto e zhgënjeu atë por aktori nuk e dha veten dhe kaloi me krenari në tapetin e kuq.

Modelja Behati Prinsloo pati një problem me fustanin e saj dhe Adam Levine ishte aty për ta ndihmuar.

Helen Mirren u ngatërrua në fundin e fustanit të saj në tapetin e kuq dhe për pak sa nuk u rrëzua. Por më pas ajo u ngrit dhe vazhdoi të ecte.

Këpucët e Gigi Hadid u dëmtuan por modelja nuk u shqetësua, vazhdoi të ecte zbathur.

Paris Hilton erdhi në emision e veshur me këpucë të ndryshme dhe dukej shumë rehat. Pra, është e vështirë të thuhet nëse ishte një gabim apo nëse ajo e bëri me qëllim.

Jennifer Lawrence ra nga disa shkallë por ajo u ngrit dhe me besim shkoi në skenë për të marrë Oscarin e saj. Ajo kishte mjaft sens humori për të qeshur me situatën./ Top Albania Radio

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA