Që nga e hëna, ish- kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani mban postin e Këshilltares Politike për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në kuadër të zyrës së kryeministrit të Kosovës.

Me vendim të shefit të ekzekutivit kosovar, Albin Kurtit, Sinani do të punojë në themelimin e Zyrës ndërlidhëse për Luginë të Preshevës.

Postin që ka marrë Sinani e kanë kundërshtuar në Partinë Demokratike të Kosovës, ku sipas nënkryetares, Vlora Çitaku, e çuan hap të gabuar të Albin Kurtit, meqë Sinani mban post partiak.  Kundër Ardita Sinanit si shefe e kësaj zyre ka dalë edhe kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi i cili tha se ky vendim është përçarës për Luginën e Preshevës.

Ndërkohë,  lënë anash emrat, njohësit shprehen se emërimi i një këshilltari dhe nisja e punës për themelimin e zyrës ndërlidhëse për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, pas 20 vjetësh, është lajm i mirë për shqiptarët e Luginës.

Kosova dhe Shqipëria në mbledhjen e dy qeverive kanë ndarë edhe Fondin për Luginën e Preshevës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA