Vasfije Krasniqi Goodman ka lënë pozitën e saj si deputete e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e saj të parë, për shkak të një trajtimi mjekësor.
“Duke qenë se jam në një trajtim mjekësor, dhe si rezultat në këtë fazë të trajtimit më duhet që për çdo muaj të kem vizita të rregullta, dhe përderisa i njëjti mund të zgjas, mua më vështirësohet, përkatësisht pamundësohet tani dhe ndoshta edhe në të ardhmen realizimi i obligimeve të mija si deputete. Kështu edhe përkundër dëshirës sime që unë të vazhdoj me përfaqësimin e juaj në Kuvend, më duhet të ju njoftoj se unë kam vendosur të japë dorëheqje nga pozita e deputetes”, ka shkruar Goodman.
Megjithatë, ajo thotë se angazhimin publik për Kosovën do ta vazhdojë në SHBA.
Vasfije Krasniqi Goodman mori besimin e qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në listen zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje
Top Channel