Biden në asamblenë e OKB-së: Rusia ka shkelur Kartën e Kombeve të Bashkuara! Të mbarojë lufta me kushte të drejta

21/09/2022 17:21

Rusia, anëtare e përhershme e OKB-së ka shkelur parimet kryesore të Kartës së Kombeve të Bashkuara, deklaroi presidenti i SHBA-së në Joe Biden, ndërsa dënoi thirrjen e Vladimir Putinit për të shtuar numrin e ushtarëve, si përpjekjen për të aneksuar një pjesë të Ukrainës.

Presidenti amerikan, në fjalën e tij në asamblenë e Kombeve të Bashkuara, tha se gjatë vitit të fundit, bota ka përjetuar trazira të mëdha dhe një luftë brutale që zgjodhi një njeri i vetëm, duke iu referuar presidentit të Rusisë Vladimir Putin që në 24 shkurt nisi sulmin e paprovokuar ndaj Ukrainës.

Biden akuzoi Moskën se po tenton “të zhdukë nga harta një shtet sovran”:

“Kjo luftë është për ti hequr të drejtën Ukrainës për të ekzistuar si shtet dhe të drejtën e ukrainasve për të ekzistuar si popull. Kudo që të jeni, çfarëdo që të besoni, kjo gjë duhet t’ju tmerrojë”.

Presidenti Biden kujtoi kur Putin kërcënoi Europën për sulme bërthamore dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndjekin masa të ashpra për kontrollin e armëve.

“Një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë! angazhim në janar”.

Duke theksuar se lufta në Ukrainë po “shton pasigurinë ushqimore në botë”, ai njoftoi ndihmën prej 2.9 miliardë dollarësh që SHBA do të ofrojë për sigurinë ushqimore globale. Vlera përfshin 2 miliardë dollarë ndihmë humanitare globale nëpërmjet USAID-it, Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar dhe do të mbulojë mungesat në furnizimet ushqimore të shkaktuara nga lufta dhe ndryshimet klimatike në botë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA