BE sanksione të korruptuarëve/ Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen tregon inisiativën
21/09/2022 12:57
Pas SHBA dhe Britanisë së Madhe edhe Bashkimi Europian pritet të vendosë sanksione për politikanët e përfshirë në korrupsion.
Është presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ajo e cila e bëri të ditur, këtë iniciativë në fjalimin e saj drejtuar vendeve anëtare.
Sipas presidentes të Komisioninit Europian, parlamenti Europian duhet të miratojë propozimet për Sanksionet e BE të bëra publike në shkurt 2022.
Dy ditë më parë ishte Taulant Balla kreu grupit parlamentar të PS-së ai i cili bëri publik këtë iniciativë të Komisionit Europian, e cilas sipas tij do të prekë ata politikanë shqiptarë tashmë ‘Non Grata’ në SHBA dhe në Britaninë e Madhe.
Top Channel