26/11 20:22
Alexei Navalny, figura e burgosur e opozitës ruse tha se mobilizimi i rusëve të sjellë në “tragjedi masive”.
Në një video-mesazh nga burgu, të regjistruar dhe publikuar nga avokatët e tij, ai thotë: “Kjo do të rezultojë në një tragjedi masive, në një sasi masive vdekjesh… për të mbajtur pushtetin e tij personal, Putin shkoi në një vend fqinj. vrau njerëz atje dhe tani po dërgon një sasi të madhe qytetarësh rusë në këtë luftë.”
Navalny, kritiku më i madh i Putinit brenda Rusisë, po vuan një dënim prej 11 vitesh e gjysmë burg pasi u dënua për shkelje të lirimit me kusht, mashtrim dhe përbuzje të gjykatës, akuza që ai thotë se janë ngritur për të ndaluar ambiciet e tij politike.
Top Channel