Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se shpreson që kryeminstri Albin Kurti të mos gabojë në procesin e dialogut me Serbinë, pasi çdo dështim do të ishte me pasoja afatgjate.

“Nuk shpresoj që Kurti gabon në dialog. Çfarëdo dështimi i mundshëm në dialog ka pasoja afatgjata”, u shpreh ai në emisionin Debat Plus të TV Dukagjinit.

Haradinaj tha se kur është në pyetje përballja me Serbinë është gjithmonë me Kurtin.

“Çfarëdo marrëveshje që nuk përfshin njohje është e papranueshme. Arritja e njohjes reciproke, gjithëpërfshirëse dhe obligative ligjore, këto janë kushtet. Duke i ruajtur, integritetin, sovranitetin dhe kushtetutshmërinë. Në këtë rrugë nuk përtoj të bashkëpunoj me Kurtin, sepse besoj se mund të arrijmë synimet tona si shtet”, tha ai.

I pyetur se a është AAK e gatshme të përfshihet në procesin e dialogut, Haradinaj theksoi se në këtë temë duhet gjithë spektri politik të veprojë në një vijë, derisa shtoi se kush shpreson të dështojë Kurti në dialog për shkak të inateve politike duhet të ketë probleme serioze me vetveten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA