Së fundmi, një anglez theu rekordin botëror Guinness duke pirë një pije në 67 lokale të ndryshme për 24 orë.

Nathan Crimp, përfundoi duke vizituar 67 bare në zonën e Brighton, në hapësirën prej rreth 17 orësh. Crimp, i cili shoqërohej nga disa miq, synoi të mposhte rekordin prej 56 baresh, i cili u vendos nga Gareth Murphy për 10 orë në Cardiff, Uells, në fillim të këtij viti.

22-vjeçari u shpreh për “Liverpool Echo” se:

‘Ishte gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë. E nënvlerësova plotësisht se sa e vështirë do të ishte në të vërtetë. Plani ishte që të përpiqesha të isha i kthjellët për 25 lokalet e para, por situata më doli jashtë kontrollit në 15 lokalet e para. Më duhej ta përzieja pak, u përpoqa të pi alkool në një dhe pije joalkoolike në një tjetër duke u përpjekur për ta larguar shpërqëndrimin”.

Top Albania Radio shkruan se rregullat e Guinness kërkonin që Crimp të pinte një pije në çdo bar dhe të mblidhte prova, duke përfshirë faturat dhe nënshkrimet e dëshmitarëve.

“Pjesa më e vështirë ishte të shkoje vazhdimisht në tualet, gjë që të merrte shumicën e kohës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA