U paralajmëruan protesta, kryetarja e Gjykatës Speciale anulon takimin me shoqërinë civile në Gjilan
20/09/2022 20:00
Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova anulon takimin me shoqërinë civile në Gjilan, pas paralajmërimeve për protesta.
“Mandati i Dhomave të Specializuara është administrimi i drejtësisë në mënyrë të drejtë, të sigurt, të pavarur dhe te paanshëm”, ka deklaruar Trendafilova duke shtuar se në Kosovë po qëndron për të diskutuar për punën e Dhomave të Specializuara dhe kjo duhet të bëhet në një mjedis të sigurt.
Protestën për të mërkurën e kishte paralajmëruar Partia SocialDemokrate, së cilës i janë bashkangjitur edhe Organizata e Veteranëve të Luftës se UÇK-së.
Top Channel