Prodhuesi i ushqimeve ‘vegane’ arrestohet pasi kafshoi hundën e rivalit të konfliktit për makinën (fotot)

20/09/2022 21:34

Një burrë që drejtonte një kompani ushqimore të produkteve ‘vegane e vegjetariane’ është arrestuar si i akuzuar se kafshoi hundën e një burri me të cilin po konfliktohej.

Incidenti i ndodhur të shtunën më 17 shtator erdhi pas një konflikti prej një ndjeshje amatore futbolli.

Kreu i grupit ‘Beyond Meat’ (Pertej mishit) Doug Ramsey, 53 vjeç, u arrestua në Arkansas, SHBA për rrehje dhe ‘kërcënim terrorist’.

Konflikti kishte ndodhur në një parkim makinash pranë stadiumit Razorback, ku Ramsey goditi me grusht personin përmes xhamit të makinës, pasi ai kishte prekur pjesën e përparme të makinës së tij.

Pasi i zoti i makinës doli jashtë, Ramsey kishte goditur burrin përsëri dhe në mënyrë makabre e kishte kafshuar në hundë, thuhet në shënimet e policisë.

Hetimet për incidentin vazhdojnë dhe Ramsey është caktuar për të dalë në gjyq më 19 tetor.

Komentet në rrjet reflektonin ironinë mes biznesit të tij dhe asaj që duket se preferonte të kafshonte. Një përdorues shkruante: “A konsiderohet mishi i hundës vegan?”

Një tjetër duket se konfirmonte idenë e të parit: “Ndoshta ka synuar vetëm kërcet e hundës, ato nuk mund të quhen mish”.

Edhe një tjetër komentues shihte vetëm anën humoristike: “Dikush që kafshon hundën dhe ka një biznes që refuzon mishin … këtu ka diçka që nuk shkon, të gjithë mund ta shohin me hundë”.

FOTO GALERI
1/3
Kreu i grupit ‘Beyond Meat’ (Pertej mishit) Doug Ramsey, 53 vjeç, u arrestua në Arkansas, SHBA për rrehje dhe ‘kërcënim terrorist’.

Top Channel