Së fundmi, ylli hollivudian Leonardo DiCaprio thuhet se mund t’i bashkohet kastit të “Squid Game” në një sezon të ardhshëm.

Lajmi u bë i ditur nga regjisori i serialit Hwang Dong-hyuk. Në një konferencë për shtyp në Seoul, regjisori u pyet nëse ndonjë aktor i njohur i Hollivudit do të luante në sezonin e 2-të të “Squid Game”.

Nuk do të ketë asnjë aktor të Hollivudit në sezonin 2. Leonardo DiCaprio tha se ai është një fans i ‘Squid Game’. Kështu që ndoshta nëse shanset na lejojnë, ne mund t’i kërkojmë atij të bashkohet në sezonin e tretë.

Sezoni i dytë do të fillojë xhirimet në 2023 dhe do të dalë në vitin 2024. “Squid Game” u shfaq premierë në Netflix një vit më parë. Seriali fitoi sukses duke qenë shfaqja televizive më e ndjekur në platformë. Së fundmi fitoi edhe 14 nominime për çmimin Emmy dhe pati gjashtë fitore historike. Netflix ka publikuar së fundmi një trailer të shkurtër për sezonin e dytë të serialit së bashku me një mesazh nga krijuesi, shkrimtari, regjisori dhe producenti ekzekutiv Hwang Dong-Hyuk duke treguar detaje se cilët personazhe po rikthehen për sezonin e dytë.

“Squid Game”, seriali i Netflix që theu rekorde të shumta, do të kthehet gjithashtu në një reality show, ku njerëzit do të konkurrojnë me lojërat që shfaqen aty. Por mos u shqetësoni, nuk do të luhet për jetë a vdekje! Gjatë serialit, konkurrentët mblidhen në një ishull dhe garojnë kundër njëri-tjetrit me grupe, në lojëra fëmijërie, popullore në Korenë e Jugut./ Top Albania Radio

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA