Burri goditet nga rrufeja duke luajtur ‘video game’ në dhomë gjatë stuhisë (fotot)

20/09/2022 20:58

Rrufeja ka ‘elektrizuar’ një djalë në Britani pasi ishte duke luajtur lojra kompjuterike në dhomën e tij, gjatë stuhisë që bubullinte jashtë.

Aidan Rowan u dërgua në spital pasi teksa luante në PlayStation, dëgjoi papritur një zhurmë të fortë dhe ndjeu një sensacion të rëndë në trup, para se të përfundonte pa ndjenja e me të djegura ne krah.

Ai tregon:

Isha në divan duke luajtur një lojë ku unë jam në rolin e një maceje rruge dhe jashtë bien bubullima. Pati një krisje të fortë dhe ndjeva një diçka të fortë nëpër trup, pastaj një djegie në krah dhe pasi u zgjova pashë që ishin të djegura”.

 “M’u deshën rreth dy minuta për t’u rikthyer në vete. Ndjehesha konfuz, gruaja më dha një peshqir të njomë për djegien dhe më pas erdhi ambulanca që më dërgoi në spital”.

 “Më çuan me nxitim në dhomën e vizitës dhe më thanë se dukej si një goditje rrufeje. Fillimisht kisha rrahje të parregullta zemre por pas disa orësh u qetësuan dhe mund të shkoja në shtëpi”.

Aiden ishte me fat që doli nga incidenti vetëm me disa gërvishtje por pranon se mund të kishte shkuar shumë më keq.

“Kjo është hera e fundit që do të vazhdoj lojën gjatë një stuhie”, premtoi ai.

FOTO GALERI
1/4
Rrufeja ka ‘elektrizuar’ një djalë në Britani pasi ishte duke luajtur lojra kompjuterike në dhomën e tij, gjatë stuhisë

Top Channel