173 kg kokainë u sekuestruan paraditen se së martës prej Deas amerikane dhe anti-drogës greke në portin e Pireut.

Sipas policisë greke, kokaina ishte e fshehur në muret e brendshme të një kontejneri që mbërriti pak ditë më parë në Pire nga Afrika e Jugut.

Policia tha se kanë qenë autoritet amerikane të cilat njoftuan për mbërritjen e kokainës dhe menjëherë e vendosën kontejnerin në survejim.

Deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar, ndërsa janë shpallur në kërkim porositësit e mallit.

Dyshohet se kontejneri do të kalonte tranzit drejtë një vendi ballkanik,por autoritetet helene nuk  kanë publikuar detaje lidhur me destiancionin final të saj.

Vlerësohet se kokaina do tju sillte trafikantëve një përfitim prej më shumë se 6.000.000 euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA