Këngëtari amerikan ’50 Cent’ padit doktoreshën që i sugjeroi operacion ‘për zmadhim penisi’ (fotot)

19/09/2022 21:13

Reperi i famshëm amerikan 50 Cent ka paditur një doktoreshë në Miami me akuza se ka përdorur një foto që sugjeronte se ai ka kryer operacion për zmadhim të organit erektil, me qëllim të promovonte klinikën e saj të ndërhyrjeve estetike.

Dje avokati i reperit – emri i vërtetë i të cilit është Curtis James Jackson III – depozitoi padinë ku thuhet se Jackson kishte “pranuar me mirëkuptim” të bënte nje foto me pronaren e biznesit Angela Kogan, por më vonë zbuloi se ajo kishte përdorur pamjet për të promovuar klinikën e saj “Perfection Plastic Surgery”.

Sipas dokumenteve gjyqësore, reperi 47-vjeçari tha se çështja nisi kur Kogan dhe kompania e saj nisën të postonin fotot në rrjetet sociale.

Madje Jackson shton se gjërat morën një kthesë të frikshme muajin e kaluar kur “Kogan manipuloi një artikull në rrjetin ‘The Shade Room’ me sugjerimet shokuese se 50 Cent kishte bërë kirurgji plastike të penisit në klinikën e saj”.

Në artikullin me titull “Zmadhimi i penisit tashmë për të gjithë; Flet kirurgia Angela Kogan” nuk thuhet drejtpërsëdrejti se Jackson ka bërë kirurgjinë, por sugjeron se ka qenë një “klient”.

Ndërsa në foton e përpunuar të Jackson e Kogan është vendosur dhe një burrë duke kryer procedurën e zmadhimit të penisit.

Jackson thotë se që prej publikimit të artikullit ai është bërë objekt komentesh “të pista, dashakeqe dhe seksualisht diskriminuese” nga anëtarë të publikut.

Avokatët e tij shkruanin: “Kogan duhet ta kuptonte se kjo do të çonte në komente vulgare e seksuale  për Jackson apo trupin e tij, veçanërisht për faktin se njerëzit me ngjyrë në SHBA vijojnë të seksualizohen e fetishizohen”.

“Veprimet e të akuzuarës e kanë ekspozuar Jackson ndaj talljeve dhe dëmtim të reputacionit të tij personal e profesional, duke përdhosur emrin dhe imazhin e tij”.

FOTO GALERI
1/3
Fotoja e kontestuar ne padine e 50 Cent

Top Channel