Katër vjet më parë, Faruk Kukaj vendosi të padisë Komunën e Prishtinës për diskriminim.
I lindur dhe rritur në kryeqytet, lëvizjen dhe marrjen e shërbimeve e kryen me vështirësi në mungesë të hapësirave për personat me nevoja të veçanta.
Kukaj ka kërkuar 320 mijë euro dëmshpërblim nga Komuna e Prishtinës për privim të lirisë së lëvizjes. E pas një vendimi të Gjykatës pret reflektim nga të gjitha institucionet.
Përmes rastit të tij, Faruk Kukaj synon që të nxisë të gjithë qytetarët që ndihen të diskriminuar të ngrenë zërin në kërkim të të drejtave të tyre.
Më 14 shtator është mbajtur seanca përfundimtare pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës në rastin e Faruk Kukajt dhe Komunës së Prishtinës, për t’i lënë radhë një vendimi në shkallë të parë.
Top Channel