Goditi dje me thika tre punonjës policie në Kosovë, autori ishte përdorues drogërash

18/09/2022 10:51

Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren, janë goditur me thikë pasditen e djeshme

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari që ka therur pjesëtarët e policisë, përkatësisht dy burra dhe një grua, ishte një përdorues i drogërave i mbyllur në një dhomë shtëpie.

“Raportohet se dy meshkuj dhe një femër kosovar-e pjesëtarë të PK-së (në detyrë zyrtare) kanë pranuar tretmanë mjekësor, pasi që gjatë një intervenimi janë therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar (narkoman) i cili ishte i ngujuar (mbyllur) në një dhomë shtëpie”, thuhet në raport.

Policia ja njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Njëri nga zyrtarët policorë ka marrë lëndime më të rënda dhe është transportuar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ndërsa dy të tjerët janë trajtuar në Spitalin e Prizrenit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA