Valencia rikthehet te fitorja dhe këtë e bën në “Mestalla”, përballë Celta Vigo në javën e gjashtë të La Liga.

Skuadra e Gattusos dominoi pjesën më të madhe të takimin, ndërsa në fraksionin e parë vendosi një gol i Castillejos në minutën e 37’.

Pjesa e dytë nisi në malore për miqtë, pasi Cervi u ndëshkua me kartonin e kuq në minutën e 59’. Vendasit shfrytëzuan në maksimum superioritetin numerik, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 82’ me autor Marcos Andre. “Firmën” e fundit në këtë sfidë e vendosi Almeida në minutën e 90+3’.

Pas këtij suksesi Valencia shkon në kuotën e 9 pikëve në vendin e tetë, ndërsa Celta Vigo renditet në vendin e 13-të me 7 pikë./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA