Foto ilustruese

Një 15-vjeçar ka humbur jetën në vendin e quajtur “Stallat e gjakrosës”, buzë lumit të fshatit Urakë të Matit, pasi është rrëzuar nga një vend i thepisur.

Policia raportoi se fëmija u rrëzua nga një lartësi buzë lumit aksidentalisht, por nuk përjashtohet as pista e vetëvrasjes.

15-vjeçari ishte një nxënës ekselent dhe ditën e enjte mësohet se u larguar nga shtëpia menjëherë, pasi mbaroi mësimi rreth orës 13 e 30 të drekës.

Gjatë natës të së enjtes banorët e fshatit kanë nxjerrë turpin e pajetë të fëmijës nga gremina.

15-vjeçari që humbi jetën

Njoftimi policisë:

Mat/informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Stallat e gjakrosës”, buzë lumit të fshatit Urakë, shtetasi G. K.,15 vjeç, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një vend i thepisur dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA