Moti për këtë të premte në vendin tonë do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në veriperëndim gjatë pasdites.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 14-20 gradë në veri, ndërsa vlerat maksimale do të variojnë të larta me 24-28°C në veri, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet do të jenë 31-35°C .

Era do të fryjë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim të forcës 4-5 ballë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA