Pasi u prezantuan dhe nisën komunikimet në studio, disa nga konkurrentët e “Për’puthen” vendosën se me kë do të bëjnë takimin e parë jashtë studios.

Pasi zhvilloi dy takime në studio me Edën dhe Kamilën, Mateos iu dha mundësia të parit që të zhvillojë një takim. Ai zgjodhi Kamilën dhe tha se është kurioz të dijë më shumë për të.

Ndërsa Jeroan, 29-vjeçari nga Tepelena që tërhoqi vëmendjen gjatë prezantimit me këngë popullore tha se do të ketë një takim me Laurën.

Ndërsa Petro zgjodhi të njohë më shumë Xhenin.

Tashmë mbetet të shohim takimet e para dhe t’i komentojmë javën e ardhshme. Risia e këtij sezoni të “Për’puthen 4” është se djemtë do të ftojnë vajzat në takime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA