Një 34-vjeçar i identifikuar si Alban Pashollari humbi jetën ditën e sotme në ujërat termale të Elbasanit, si pasojë e një arresti kardiak.
Një nga dëshmitaret e ngjarjes ka treguar se fillimisht kanë dëgjuar thirrjet për ndihmë, por nuk kanë zbritur poshtë.
“Kemi hyrë në dhomë e kemi dëgjuar ulërimën. Thonte tjetri ndihmë, ndihmë. Pastaj kemi dal në ballkon, s’kemi zbrit poshtë. Kemi pritur derisa erdhi ndihma. Na vjen shumë keq”, tha ajo.
34-vjeçari, banues në Tiranë është gjetur pranë një rezervuari të mbushur me ujë termal në gjendje të rëndë shëndetësore, pa shenja dhune.
Viktima ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa sipas burimeve të Top Channel, i riu frekuentonte ujërat termal së bashku me një shok.
Ngjarja ka ndodhur në një nga hotelet e kësaj zone, e cila nisi sezonin e llixhave më 1 shtator.
Top Channel