Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane
Një doktor në Arabinë Saudite ka thënë në një stacion televiziv se rezultatet e sondazheve tregojnë se 92% e grave të vendit shikojnë pornografi, duke shkaktuar një reagim të ashpër në mbretërinë konservatore muslimane.
Dr. Nizar Bahberi, kreu i departamentit të sëmundjeve infektive në Jeddah, tha në intervistën me rrjetin ‘Rotana Gulf’ se ka nisur të mbledhë të dhëna mbi çështjen prej vitit 2014, teksa shtonte se 23% e grave saudite kishin parë të paktën një video pornografike asokohe.
“Por kur e përsërita sondazhin në vitin 2019, përqindja kishte arritur në 92% të pjesëmarrëseve. Ato numëronin rreth 3,000 gra,” tha ai.
“Prandaj në shumë seminare para-martesore unë u them burrave se nuk të fajësojnë gratë me të cilat sapo janë martuar duke i pyetur për shembull ‘A i ke parë këto gjëra?’ sepse aksesi në këto përmbajtje është tashmë shumë më i thjeshtë se më parë”, tha doktori.
Por komentet e tij shkaktuan tërbim në mbretërinë konservatore saudite, e cila ka rregulla të ashpra shoqërore e fetare kundër seksit jashtë-martesor. Shumë përdorues kishin lënë hashtag në gjuhën arabe kundër tij si – #Nizar_Bahberi_Insults_Saudi_Women.
Doktori ka komentuar më pas duke thënë se nuk dëshironte të ofendonte por vetëm po publikonte rezultatet e hulumtimit të tij, që tregon se aksesi ndaj pornografisë është shumë më i thjeshtë sesa më parë.
“Më shumë se 3,000 gra i janë përgjigjur pyetjes ‘A keni parë një video të tillë, të paktën një herë në jetën tuaj’ dhe përgjigjet ishin 92% po. Kjo nuk do të thotë se ndodh në të gjithë shoqërinë por është diçka që ndodh”, shkruante Bahberi.
Një tjetër doktor saudit Eidan Alzahrani, sulmonte Bahberi, duke komentuar: “Unë më parë bëja thirrje për mbrojtjen e doktorëve nga ata që i sulmonin, por tani bëj thirrje për mbrojtjen e shoqërisë nga këta të ashtuquajtur doktorë, që duhet të japin llogari për ofendimet e tyre”.
Top Channel