Banka Botërore: Rritja e normave të interesit mund të nxisë recesion më 2023

16/09/2022 10:26

Bankat qendrore kanë rritur normat e interesit “duke vepruar sipas një sinkroni që nuk është parë në pesë dekadat e fundit”, për të luftuar rritjen e çmimeve, ka thënë ky institucion.

Recesioni përshkruhet si tkurrje e ciklit të bizneset, dhe për pasojë ka rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik.

Rritja e normave të interesit e bën huamarrjen më të shtrenjtë, dhe kështu tentohet të luftohet rritja e çmimeve.

Megjithatë, një vendim i tillë i bën edhe kreditë më të kushtueshme, diçka që mund të ngadalësojë rritjen ekonomike.

Ky njoftim i Bankës Botërore vjen pas takimit të zyrtarëve të Bankës amerikane të Rezervave, dhe Bankës së Anglisë, të cilat pritet të rrisin sërish normat e interesit javën e ardhshme.Të enjten, Banka Botërore ka thënë se ekonomia globale është duke ecur me ritmin më të ngadalshëm prej vitit 1970.

“Në situata të tilla, edhe një goditje jo shumë e madhe në ekonominë globale, mund të nxisë recesion vitin e ardhshëm”, ka thënë mes tjerash Banka Botërore.

Ajo u ka bërë thirrje bankave qendrore që të koordinojnë veprimet dhe të “bisedojnë qartë për vendimet e tyre” për të shmangur vështirësitë më të mëdha.

Në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëri të Bashkuar është regjistruar së fundi niveli më i lartë i inflacionit në 40 vjetët e fundit.

Kjo situatë është rezultat i rritjes së kërkesës pas heqjes së kufizimeve për luftim të pandemisë së koronavirusit, dhe pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, e cila ka ndikuar në rritje të çmimeve të energjisë, naftës dhe ushqimeve.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA