Artistët kritikohet rëndë për muralin në homazh të mbretëreshës që ngjan me komedianin britanik (fotot)

16/09/2022 15:50

Një mural me përmasa të mëdha i mbretëreshës së ndjerë Elizabeth i pikturuar së fundmi në Britani është përshkruar së fundmi si “gjëja e dytë më e keqe” që prej vdekjes së saj javës që shkoj.

Murali i krijuar nga artistët Jignesh e Yash Patel mbulon një faqe të gjerë muri pranë stacionit të metrosë Hounslow East në Londër por vlerësimet për të kanë qenë të nevrikosura.

Dhe në fakt veprën e artit, kritikët e moderuar e kanë përshkruar si “paksa jashtë subjekti” ndërsa ata më të ashpër kanë thënë se “piktura e mbretëreshës ka fytyrën e Donald Trump”.

Që prej publikimit në internet të imazhit, kritikat kanë mbushur faqet e gazetave dhe tashmë nuk duhet si do të procedohet pas gjashtë ditëve që dy artistët shpenzuar për ta krijuar.

Disa nga komentet thonin: “Më duket më shumë si Nëna Mbretëreshë, mos u ka dhënë njeri imazhin e gabuar për të riprodhuar apo ata nuk e kishin parë ndonjëherë para se ta pikturonin?”

“Më duket vetëm mua apo ky është një homazh për Charlie Drake?” shkruante një tjetër duke iu referuar komedianit të njohur britanik.

Disa të tjerë përmendnin ngjashmërinë me ish Presidentin amerikan Donald Trump ndërsa shumë nuk kishin pretendime dhe e quanin punën një përpjekje të mirë.

Artistët mbronin punën e tyre duke thënë se kishin disa rekorde dhe vlerësime për punën e tyre. Ata shtonin se punimi është ende i papërfunduar.

FOTO GALERI
1/5
Murali i krijuar nga artistët Jignesh e Yash Patel mbulon një faqe të gjerë muri pranë stacionit të metrosë Hounslow East

Top Channel