Emisioni inestigativ “Fiks Fare”, denoncoi mbrëmjen e të mërkurës një rast të një ngjarje të rëndë të ndodhur brenda një familje në Fier, ku dyshohet se një vajzë me aftësi të kufizuara është abuzuar seksualisht nga babai i saj.
Rasti u mbajt i fshehur si nga spitali i Fierit dhe nga policia. Babai i vajzës është paraqitur në spital javën e kaluar me damarë të prerë, pasi ka tentuar vetëvrasjen kur djali i tij i ka gjetur në flagrancë dhe i ka thënë se do të denoncoj në polici, ndërsa vajza nuk ishte marrë në mbrojtje dhe vazhdonte të jetonte me babanë abuziv, pasi vëllai i saj është gjithë ditën në punë.
Gjatë investigimit, ndër persona të tjerë, “Fiks Fare” ka marrë në pyetje edhe inspektorin e zonës Ferrik Hoxha, i cili është shprehur se kishte dëgjuar për ngjarjen, madje e ëma e vajzës i kishte treguar edhe emrat e disa personave të tjerë që kishin abuzuar më parë me të, por ngjarja nuk është referuar asnjëherë në prokurori.
Policia e Fierit me anë të një njoftimi ditën e sotme se në lidhje me pamjet e transmetuara mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Fiks Fare”, në të cilat shfaqet një punonjës policie duke dhënë mendime dhe deklarata personale, për një rast, për të cilin dyshohet se një shtetas ngacmon seksualisht vajzën e tij me aftësi të veçanta, ju informojmë se:
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, për nisjen e hetimit disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, për punonjësin e Policisë, shtetasin F. H., me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet.
Punonjësi i Policisë, gjatë filmimeve për realizimin e emisionit investigativ, ka shprehur mendimet e tij personale rreth një çështjeje e cila është aktualisht nën hetim, duke kryer kështu shkelje të rëndë. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë, shtetasit F. H., për shkeljen e kryer.
Theksojmë se opinionet e punonjësit të Policisë tashmë të pezulluar, nuk përfaqësojnë qëndrimin, vlerësimin dhe sqarimin zyrtar të strukturave të Policisë së Fierit.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të rastit të transmetuar në emisionin investigativ.
Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërive.
Biseda mes “Fiks Fare” dhe inspektorit të zonës Ferrik Hoxha
Fiksi – Ndjesë për shqetësimin.
Inspektori i zonës – Nuk ka problem.
Fiksi – Për ngjarjen në fjalë më thanë që ti je inspektori i zonës dhe ke asistuar?
Inspektori i zonës – Jo nuk kam qenë.
Fiksi – Çfarë ka ndodhur realisht?
Inspektori i zonës – Nuk e di. E kam marrë vesh nga të tjerët. Drejt muhabeti. Se si qysh tek nuk e di.
Fiksi – Sa kohë keni ju që jeni inspektor i kësaj zone?
Inspektori i zonës – Po kam nja dy tre vjet. Fole me vajzën ti?
Fiksi – Po.
Inspektori i zonës – Se si është muhabeti aty unë nuk kam marrë kontakt fare as në ngjarje.
Fiksi – Kush e ka marrë kontaktin?
Inspektori i zonës – Për situatën më thotë këtu që gjeta babin sipër motrës .I thashë bëj kallëzim. Le të merret OPGJ për ngjarjen që ka abuzuar babai ndaj fëmijës.
Fiksi – Po.
Inspektori i zonës – Më tepër …. unë kaq.
Fiksi – Për ngjarjen në fjalë çfarë është bërë?
Inspektori i zonës – E di që OPGJ para dy tre ditësh ka ardhur dhe i ka marrë një deklaratë, ajo se çfarë i ka thënë nuk e di.
Fiksi – Ekspertizë mjeko – ligjore i është bërë vajzës?
Inspektori i zonës – Jo, nuk e di.
Fiksi – Në të gjitha rastet kur dyshohet për një abuzim seksual bëhet kërkesë për të parë nëse ka pasur abuzim seksual mbi vajzën apo jo. Sepse ngjarja ka 2 javë që ka ndodhur.
Inspektori i zonës – Për mua është një veprim shumë i ulët.
Fiksi – Gjithsesi ju komisariat i vogël jeni dhe gjërat i merrni vesh me njeri – tjetrin. I dini ngjarjet që ndodhin këtu dhe se çfarë bëjnë kolegët tuaj.
Inspektori i zonës – Dëgjo, vajza ka të drejtë dhe duhet të mbrohet dhe duhet të mbrohet se s’bën. Unë e di edhe disa raste më përpara që i dinte e ëma. Ma tregoi me kunatën e parë, dikush ka abuzuar. I thashë përse nuk erdhe të bësh denoncim që kanë abuzuar me vajzën. Mi tregoi disa persona, por nuk e di. Seksualisht ka një rast më parë nga kunata.
Fiksi – Frika ime më e madhe është se vajzës mund t’i ndodhi diçka .
Inspektori i zonës – Edhe mund t’i ndodhi në atë familje po. I ati është qen bir qeni burrë për mua. Hajde shkojmë bashkë. Për të bërë veprime e për t’ia kaluar tjetrit është njësh ai zagari.
Shkojmë sërish në shtëpinë e vajzës me inspektorin.
Inspektori i zonës – Shpjegoja kësaj si është arsyeja në këtë banesë.
Fiksi – Atë ditë çfarë ndodhi? Ku i she ti kur erdhi djali?
Babai – Këtu.
Fiksi – O … ku ishte babi kur erdhi …?
Vajza – Aty te divani sipër meje.
Inspektori i zonës – Ja se gënjen ai. Ti … je në rregull?
Vëllai – Unë po flas të vërtetën. Kur hap derën, i thashë çfarë po bën? Ja do ta shikosh ti më tha. Ishte sipër motrës dhe po kapte cepin e divanit që të ngrihej.
Inspektori i zonës – Me çfarë veshje ishte?
Vëllai – Pantallonat kishte veshur, po bluzë dhe kantiere jo.
Inspektori i zonës – Po motra ishte shtrirë?
Vëllai – Po ai ishte i shtrirë me kokë siç ishte motra.
Inspektori i zonës – Divani ishte i hapur apo i mbyllur?
Vëllai – Ja ashtu siç është.
Inspektori i zonës – Tregoja fije për fije si është muhabeti dhe flasim pastaj bashkë .
Top Channel