Tone të larta në Kuvend/ Felaj i drejtohet Tabakut: Nuk bën dot grifshën aty ku je, komuniko me etikë

15/09/2022 17:52

Situata në Kuvend nuk duket të ketë qenë aq e qetë ditën e sotme, ku ka pasur mjaft tensione në lidhje me radhën e të folurit dhe kohën që duhet të marrin kryesisht deputetët e opozitës për të shprehur fjalën e tyre.

Situata ka agarvuar më shumë kur drejtuesja e Kuvendit Ermonela Felaj, i është drejtuar Tabakut me fjalën “grifshë”, pasi deputetja e djathtë kërkoi të fliste në hapësirën e dikujt tjetër.

Pas kësaj situate, një pjesë e mirë e deputetëve I kanë kërkuar Felajt që t’i kërkojë falje deputetes.

Felaj: Ju lutem zonja Tabaku. Ju nuk mund ta merrni kohën e dikuj tjetër

Tabaku: Dua ta tërheq vëmendjen ju dhe grupit të PS

Felaj: Faleminderit por nuk jeni në kushtet për t’i tërhequr dikujt vëmendjen. Dakord por kur të mësohet t’u drejtohesh me edukatë kolegëve, edhe mund ta marrësh fjalën. Sa kohë që nuk komunikon me etikë, nuk bën dot grishën aty ku je.

Tabaku: Ka një orë që flet sikur është ministre…

Felaj: Nuk flisni për procedurë, po të flisni për procedurë do ua jap fjalën

Tabaku: Kërkoj 2 minuta pushim të bëjmë një ankesë për kryetaren e seancën. Për fyrjen kjo është në etikën tuaj që sa kohë kam bashkëpunuar me ju, duket se iu mungon dhe nuk ua jap dot unë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA