Sulmet kibernetike në vend përbëjnë kërcënim serioz për institucionet, ku së fundmi Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka dalë me njoftimin se në lidhje me këtë situatë po merren masa.
Me anë të një njoftimi Drejtoria bën me dije se ditën e premte, 16 shtator, nuk do të mund të ofrohet shërbim në zyrat e aplikimit të ‘Aleat’ për dokumente biometrike (pasaporta apo ID karta).
Njoftim i Gjendjes Civile
Për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile po ndërmerr nje sërë masash të integruara.
Në këtë kuadër, ditën e premte, 16 shtator, GJC njofton se NUK do të mund të ofrohet shërbim në zyrat e aplikimit të ‘Aleat’ për dokumente biometrike (pasaporta apo ID karta).
Ministria e Brendshme kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve për këtë ndërprerje të përkohshme të shërbimit, vetëm për diten e premte, por edhe kjo ndërhyrje shton masat komplekse për të garantuar shërbim të pandërprerë në vijim, e të sigurt për çdo qytetar.
Top Channel