Australianët kërkojnë që në vend të mbretit Karl, në kartmonedhat e reja të vendoset fytyra e zoologut të famshëm vendas (fotot)

15/09/2022 16:24

Njerëzit në Australi janë duke u pyetur për sugjerimet e tyre se çfarë duhet të vendoset në kartmonedhat e tyre, në vend të fytyrës së mbretëreshës Elizabeta II pas vdekjes së saj në fillim të javës. Dhe çuditërisht shumica e njerëzve të anketuar dëshironin të fytyrën e zoologut të njohur e të preferuar të vendit Steve Irwin.

Monarkia britanike është zyrtarisht kryetare e shtetit të Australisë dhe fytyra e mbretëreshës shihej në të gjitha kartmonedhat e vendit.

Tashmë sipas planeve kjo do të ndryshojë, duke vendosur aty mbretin Karli III pas ndarjes nga jeta të mbretëreshës.

Por vendasit kërkonin që në paratë të vendoseshin fytyra te figurave vendas si aktore e këngetare qe jane admiruar nga publiku prej vitesh.

Pas vdekjes së mbretëreshës banka Kombëtare e Australisë njoftoi se imazhi i saj do të zëvendësohet nga ai i pasuesit Karli III në kartmonedhat vendase prej $5.

Sipas zakonit që daton prej shekullit të 17-të që thotë se orientimi i imazhit duhet të ndryshojë kur vjen në fron një mbret i ri, imazhi do të ndryshohet në mënyrë që fytyra të shikojë nga e majta.

Modifikimi nuk do të kryhet menjëherë por qarkullimi i monedhave të reja do të nisë në vitin 2023.

“Të gjitha kartmonedhat e lëshuara në vitin 1913 do të ruajnë vlerën e tyre financiare,” tha një zëdhënëse e bankës kombëtare të of Australisë, sipas të përditshmes The Guardian.

FOTO GALERI
2/3
Monarkia britanike është zyrtarisht kryetare e shtetit të Australisë dhe fytyra e saj shihej në të gjitha kartmonedhat

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA