“Yjet” e futbollit, pre të grabitësve! Viktima e radhës, sulmuesi i Bayernit

14/09/2022 13:52

Nga gëzimi i fitores në Champions League ndaj Barcelonës te shqetësimi për vjedhjen që i bënë në banesën e tij.

Siç raportoi “Bild”, ndërsa Thomas Muller ishte në fushë, shtëpia e tij u grabit. 33-vjeçari, sapo përfundoi takimi, mori lajmin dhe u largua menjëherë për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

Dëmi i shkaktuar nuk është i vogël, sendet e vjedhura kapin vlerën e 100 mijë eurove.

Po ndodhin gjithnjë e më shumë vjedhje në shtëpitë e futbollistëve, pothuajse gjithmonë teksa ata janë të angazhuar në fushën e gjelbër.

Vitin e kaluar, lojtarët e PSG-së u grabitën në seri: Angel Di Maria, Marquinhos (në këtë rast hajdutët kishin rrahur edhe babanë e tij), gjithmonë kur ata ishin në fushë. Mes viktimave, në Premier League ishte portieri i Evertonit, Robin Olsen, ndërsa në Spanjë grabitësit dhunuan Aubameyangun, si dhe kishin vënë në shënjestër Carlo Ancelottin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA