Arkivoli i Mbretëreshës Elisabeth II ndodhet tashmë në Pallatin e Westminsterit.
Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II ka arritur në Pallatin e Westminsterit pas një procesi solemn në rrugë nga Pallati Buckingham.
Turmat e mbledhura ranë në heshtje kur arkëmorti mbërriti në sheshin e Parlamentit në orën 15:00.
Anëtarët e familjes mbretërore morën pjesë gjatë shërbiit të shkurtër të kryer nga Kryepeshkopi i Canterbury-t i mbështetur nga Dekani i Westminster.
Gjatë ecjes drejt pallatit, Mbreti Karli III eci pas arkivolit të nënës së tij, ndërsa pas tij ecte trashëgimtari i fronit, Princi William.
Princat William dhe Harry ecën krah njëri-tjetrit. Bazuar në pamjet e marra nga BBC, ata duken të zymtë ndërsa ecin pranë arkivolit.
Edhe vajza e vetme e mbretëreshës, Princesha Anne, ndoqi arkivolin në këmbë.
Princi Andrew dhe Earl of Wessex gjithashtu morën pjesë në procesionin për në Westminster Hall.
Mbreti Karli III, Princi William, Princesha Anne e Britanisë, përshëndetën arkivolin, me veshje ushtarake, ndërsa Princi Harry dhe Princi Andrew u përkulën, pasi atyre u janë hequr titujt mbretërorë.
Gjatë udhëtimit drejt pallatit, Princesha e Wales, Kate ka udhëtuar bashkë me bashkëshorten e Mbretit Karl, Kamilën. kurse Meghan me Sophie, konteshën e Wessex, gruan e princit Eduard.
Turmat jashtë sallës së Westminsterit ishin kryesisht të heshtura ndërsa kortezhi kalonte.
Shumë prej tyre kishin pritur me orë të tëra për një pamje të shkurtër të arkëmortit të monarkes së ndjerë.
Më pas ata shpërthyen në duartrokitje, me fishkëllima dhe thirrje, ndërsa u dëgjuan të shtëna nga përshëndetja me armë.
Me mbarimin e shërbimit në pallat, populli britanik do të mund t’I bëjë nderimet mbretëreshës.
Nga ora 17:00, ata do të lejohen të hyjnë në Westminster Hall.
Mbretëresha do të qëndrojë deri të të hënën në Pallatin e Westminsterit.
Arkivoli i mbyllur i Mbretëreshës do të qëndrojë në një platformë të ngritur, të njohur si katafalkë, dhe do të ruhet nga ushtarët e njësive që i shërbejnë Shtëpisë Mbretërore.
Arkivoli ka në krye kurorën e monarkisë, kurorën me lule dhe skeptrin.
Kujtojmë se kanë kaluar dy vite që kur William, Kate, Harry dhe Meghan ishin parë së bashku krah për krah në publik, gjatë shërbesës kishtare të Ditës së Commonwealth në mars të vitit 2020.
Në prill të vitit 2021, Harry dhe William morën pjesë në funeralin e Princit Philip në Kështjellën Windsor. William dhe Harry mund të shiheshin duke biseduar jashtë pas shërbimit funeral.
Top Channel