Sulmi kibernetik në Kosovë, qeveria miraton ligjin për “Agjencinë për Siguri Kibernetike”

14/09/2022 15:42

Kohët e fundit, edhe Kosova ka qenë cak i sulmeve kibernetike, duke filluar nga vetë institucionet.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë që është nisur hetim për këtë çështje, pa treguar as nëse ka lidhje me sulmet kibernetike në rajon.

Përballja me sulmet kibernetike ishte edhe temë diskutimi në darkën e punës mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama.

Këtë të mërkurë, Qeveria e Kosovës miratoi edhe projektligjin për siguri kibernetike që i hapë rrugë edhe themelimit të Agjencisë për Siguri Kibernetike.

Që nga java e kaluar sistemet qeveritare janë ballafaquar me sulm kibernetik të llojit DDoS që ka shkaktuar pengesa të herëpashershme në shërbimin e internetit, të martën cak ishte edhe Telekomi i Kosovës që u detyrua të ndalë shërbimet e internetit.

Institucionet njoftojnë se nuk janë cenuar të dhënat dhe se janë identifikuar edhe IP adresat prej nga ka ardhur sulmi.

Top Channel