Për pak i thyen këmbët, arrestohen agresorët e sulmueses së PSG-së

14/09/2022 11:14

Tre të rinj u arrestuan mbrëmë pranë si autorë të sulmit nëntorin e kaluar ndaj mesfushores së PSG-së, Kheira Hamraoui.

Prokurori i Versajës njoftoi se të tre të rinjtë, të gjithë rreth të 20-tave (njëri prej tyre me precedentë penalë) u arrestuan në banesat e tyre dhe u lanë në paraburgim.

Më 4 nëntor, 32-vjeçarja Hamraoui u sulmua nga dy persona me kapuç të armatosur me shufra hekuri teksa po kthehej nga një darkë me një nga shoqet e saj të skuadrës, Aminata Diallo. Ajo pësoi lëndime në këmbë që e mbajtën jashtë fushës për një kohë të gjatë.

Rasti tronditi klubin parizien dhe opinionin publik francez duke pasur parasysh gjithashtu se Diallo dyshohej se ishte nxitësja e sulmit për shkak të rivalitetit me Hamraoui. Sipas SuperSport ajo u ndalua nga policia por u lirua më vonë pasi akuzat nuk u vërtetuan.

Ndërkohë, pozicioni i Hamraouit në skuadër është bërë i vështirë, aq sa PSG-ja e njoftoi tri ditë më parë se e konsideron jashtë skuadrës:

“Nuk ishte e lehtë për ne, as për të, por Hamraoui nuk bën pjesë në projektin tonë sportive dhe do të mbetet e tillë gjatë gjithë sezonit”, tha asistentja e e trajneres, Sabrina Delannoy, pa dhënë shpjegime të tjera. Hamraoui, e cili ka një kontratë që skadon në vitin 2023, ka pasur marrëdhënie të tensionuara me disa bashkëlojtare, veçanërisht me sulmueset Marie-Antoinette Katoto dhe Kadidiatou Diani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA