Pasi garantoi se sistemet elektronike të ushtrisë shqiptare nuk janë prekur, ministri mbrojtjes Niko Peleshi dha detaje se si po shtohen kapacitetet mbrojtëse në bashkëpunim më SHBA.

“Jemi në zbatim të një projekti shumë të madh 24 milion dollar mbështetur nga SHBA që synon ngritjen e qendrës ushtarake të Shqipërisë në sigurinë kibernetike”, tha ai.

Ministri Niko Peleshi deklaroi se nuk jemi në skenarë të mundshëm të cenimit te sovranitetit të vendit tonë por nuk e kurseu fjalën luftë për të përshkuar sulmet kibernetike, ai më I fundit në sistemin TIMS.

“Kjo është luftë dhe ka pasoja. Nuk ishte një sulm i lehtë apo amator ishte serioz edhe i diregjuar nga një shtet që tashmë ne nuk kemi marrëdhënie diplomatike. Partnerët që po punojnë me ne janë garancia që ne do ta fitojmë këtë luftë. Është realisht një luftë. Bën më shumë dëm se sa një luftë fizike sikurse jemi mësuar ne ta quajmë luftën deri më sot. Është një luftë kibernetike por me dëme të mëdha duke patur parasysh se digjitalizimi sot në Europë edhe në Shqipëri”.

Për të arritur një mbrojtje solide duke shmangur dyert e hapura të penetrimit siç ndodhi me serverat e AKSH, ku hakerat kishin hyrë që prej Majit 2021, ministri Peleshi e vuri theksin në shtimin e investimeve dedikuar mbrojtjes kibernetike.

 

 

Top Channel