Momentet e tmerrit kur peshkaqeni ‘akrobatik’ bie brenda barkës së peshkatarëve në Maine (video)

14/09/2022 19:26

Një grup djemsh dhe baballarët e tyre panë disa momente si tmerri ashtu dhe mahnitëse, kur një peshkaqen që kërceu fuqishëm nga uji i oqeanit, ra në kuvertën e barkës së tyre të peshkimit, siç shihet në videon e habitshme të incidentit.

“Një eksperiencë që ndodh një herë në jetë! Fatmirësisht asnjë nuk u plagos, përfshi dhe peshkaqenin,” thuhej në një postin në  Facebook  nga pronarët e barkës me qera Sea Ventures Charters.

Familjet dhe ekuipazhi ishin në ekspeditën e tyre të peshkimit në brigjet amerikane të Maine një javë më parë, kur peshkaqeni kafshoi karremin e grepit.

Por me kërcimet akrobatike që bënte për t’i shpëtuar grepit, peshkaqeni i species ‘mako’ përfundoi mbi barkë.

Autoritetet në SHBA thonë se peshkaqenët ‘mako’ mund të rriten deri në 4.5 metra gjatësi dhe peshojnë deri në 500 kg. Ata janë një specie emigratore që noton shpejt duke përshkuar rreth 40-50 km në ditë.

FOTO GALERI
1/3
Një peshkaqen që kërceu i fuqishëm nga uji i oqeanit ra në kuvertën e barkës së tyre të peshkimit

Top Channel