Napoli, Conte në prag të ndeshjes me Milanin: “Duam të japim gjithçka. Lukaku? Nuk ka minuta loje…
Antonio Conte nuk është nga ata trajnerë që tolerojnë një disfatë, sidomos nëse ajo vjen me dy gola të pësuar respektivisht në minutën e 90-të dhe të 93-tën.
Kështu e pësoi Tottenham në transfertën e Lisbonës ndaj Sporting ndërsa tekniku Conte në kthimin e skuadrës në Londër, ka surprizuar për keq lojtarët e tij teksa i ka nxjerrë në stërvitje herët në mëngjes.
Italiani menjëherë është ndalur te analiza taktike duke evidentuar gabimet e të tijve në tokën portugeze ndërsa nuk kanë munguar edhe tonet e larta.
Një stërvitje e tillë nuk ishte e parashikuar nga ana e Contes, por paraqitja ndaj Sportingut ndryshoi tërësisht planet e trajnerit, që detyroi lojtarët të qëndronin në qendrën stërvitore dhe në mëngjes të zgjoheshin herët për seancën stërvitore ndërsa kërkohet menjëherë reagimi në sfidën e kampionatit ndaj Leicester./ Super Sport
Top Channel