Ditën e enjte në orën 18:45, Ballkani zbret në fushë për ndeshjen e dytë në Conference League teksa luan në transfertë ndaj Slavia Pragë.
Por, për t’u rikthyer tek ndeshja ndaj çekëve, tekniku Daja vuan mungesën e futbollistëve teksa Kampionët e Kosovë nuk do të mund të llogarisin në dy lojtarët e mesfushës, Qëndrim Zyba dhe Edvin Kuç për shkak të lëndimeve.
Përderisa Zyba nuk ka udhëtuar fare në Çeki për ndeshjen ndaj Slavia Pragës, Kuç është me skuadrën por gjasat që ai të luaj janë minimale. Trajneri Ilir Daja nuk dëshiron të rrezikojë me lojtarin i cili është shumë i rëndësishëm dhe dëshiron ta ketë në gjendje optimale për ndeshjet e ardhshme. Pa dy mesfushorët qëndror, trajneri nga Tirana do të duhet të bëjë nje zgjidhje tjeter per mesfushën, ndoshta duke improvizuar me ndonjë nga lojtarët e mbrojtjes./ Super Sport
Top Channel