Aktori i njohur Zac Efron ka folur së fundmi për ‘betejat’ e tij me agorafobinë, frika nga hapësirat publike dhe të panjohura.

Në një intervistë në kopertinën e “Men’s Health”, aktori tha se:

“Unë thjesht nuk dal jashtë. Njerëzit në grupe të mëdha, më nxisin agorafobinë time”.

Komenti i Efron vjen pasi ai u hap për jetesën në Bayron Bay në mes të pandemisë COVID-19. Gjatë kësaj kohe ai i dha vetes një shans që të lirohej pak dhe gjithashtu të merrej me agorafobinë e tij.

“Në një moment, kjo ishte një ëndërr e imja. Si do të ishte të mos të të duhet të jesh në formë gjatë gjithë kohës?”

Që në adoleshencë aktori është përballur me të gjitha llojet e presionit për të qëndruar sa më në formë. Në faza të ndryshme të karrierës, Efron ka ndryshuar shpesh fizikun e tij dhe është detyruar të mbajë një regjim të rreptë stërvitjeje dhe diete. Në fillim të karrierës së tij në epokën e “High Scool Musical” ai tërhoqi shumë fansa adoleshentë që në shumë raste u kthyen në fanatikë.

Së fundmi aktori i njohur ka sqaruar më në fund arsyen e ndryshimit drastik të pamjes së tij, si shkak i një aksidenti. Ylli i kinematografisë u bë objekt i thashethemeve për ndërhyrje kozmetike, por ai ka bërë të qartë situatën mbi shndërrimin e tij. Top Albania Radio shkruan se 34-vjeçari tha në një intervistë se rrëshqiti mbi një çorape teksa vraponte në shtëpinë e tij që rezultoi në një nofull të thyer dhe ënjtje të muskujve. Zac përplasi mjekrën pas shatërvanit prej graniti dhe humbi vetëdijen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA