![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/fddf_sd-800x450.jpg)
Botërori i Skive, Shqipëria prezantohej me tre skiatorë! Dëmtohet njëri prej tyre, mbeten Deni Xhepa dhe Lara Colturi
12/02 21:25
Manchester City këtë sezon ka një kapiten të ri, teksa posti i rëndësishëm i është besuar Ilkay Gundogan.
Një privilegj për secilin lojtar, por jo një detyrë e lehtë dhe Gundogan së fundmi rrëfen se i është dashur të bisedojë me Fernandinhon në lidhje me ekzekutimin e detyrave si kapiten i skuadrës.
“Mund të them se roli im ka ndryshuar pak, sepse më duhet të flas më shumë me shokët e skuadrës. Kam qenë me fat që në ekip ishte një si Fernandinho dhe pasi mora shiritin e kapitenit, kam biseduar edhe me të. I kam kërkuar këshilla, në fakt unë nuk dua të ndryshoj shumë nga ajo çfarë bënte ai në dhomat e zhveshjes. Rëndësi ka harmonia e grupit”, u shpreh 31-vjeçari./ Super Sport
Top Channel