Moderatorja Nevina Shtylla e cila është gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës së saj jashtë ekranit, ka treguar sot më shumë rreth lidhjes së saj.
E ftuar këtë mëngjes në “Wake Up”, Nevina tha se ka një lidhje të konsoliduar dhe një raport që do ta shijojë në privatësinë e saj.
Moderatorja u pyet edhe nëse ka plane për një fëmijë, por tha se projekti i saj që pritet të nise së shpejti në ekranin e Top Channel “Mama Single” do përkushtim të plotë.
“Nuk ka plane për fëmijë sidomos tani që kam një projekt dhe dua t’i fokusohem plotësisht. Kam një raport të konsoliduar dhe mundohem ta shijoj në privatësinë time. Për të vendosur balance më ndihmon që nuk dua provokoj dhe të jem pjesë e skandaleve. Kjo më lejon të shijoj dhe punën time. Kjo gjë më ka ndihmuar që të shijoj jetën time në privatësi dhe ta ruaj në privatësi.
Edhe partneri nuk ka pasur presion apo vëmendje të ekzagjeruar. Unë nuk kam dashur që të shfrytëzohet ky aspekt për ndonjë lajm që mua nuk më vlen fare”- tha Nevina në Wake Up.
Top Channel