Jemi në Fier. Qendrën e qarkut të dytë për nga rëndësia ekonomike dhe demografike.

Po aq i rëndësishëm është ky lokalitet edhe për krimin e organizuar. Qytetin, e karakterizon qetësia, dhe në dukje, një nivel kriminaliteti jo shqetësues. Por, kjo qetësi e çuditshme dhe veprimtari pa bujë nga grupet e fuqishme, dallon një kod të sofistikuar mafioz që nuk e shohim në zonat e tjera në vend.

Qetësia e imponuar mes padrinove të krimit në Fier mori fund në 23 Tetor të vitit 2021. Demir Backa, i pari i një prej familjeve më influente u ekzekutua në një atentat mafioz pranë një qendre tregtare. Krimi, ishte një mesazh force pasi u realizua në lagjen e fisit Backa. Autorët u larguan me një Mercedez me targa kosovare, një mesazh ky për origjinën e viktimës. Mjeti u gjet i djegur në fshatin Daullas.

Backa nuk është rast i zakonshëm, backallinjtë janë fis i njohur, me reputacion, me ndikim”, u shpreh gazetari, Artan Hoxha.

“Vrasja ishte ngjarje shumë tronditëse, nuk është se rasti viktimës ka lidhje me ndonj grup të caktuar por do të thotë që individë të ndryshëm aty tashmë kanë kurajon dhe pushtetin për të arritur deri në eliminim fizik të njerëzve caktuar”, u shpreh Petro Koçi, deputet i PS.

Viktima ishte pronari Piazza-s, një prej lokaleve më të njohur në qendër të qytetit. Familja Backa kishte në pronësi edhe qendrën tregtare pranë vendit të krimit. Pjesa më e madhe bizneseve aty rrotull, janë në pronësi apo kanë lidhje me fisin Backa që ka disa anëtarë me mjaft autoritet në Fier. Ka dyshime se kamerat e sigurisë që mund të kenë fiksuar vrasjen, janë në dorë të familjes së viktimës dhe nuk u janë dorëzuar autoriteteve.

“Backallinjtë s’kanë pasur një 1-sh, është si një lloj vëllazërie, kanë qenë mirëkuptim prandaj duke goditur Demirin i nxorrën jashtë loje, jo, nuk ka ndodhur kjo. Ata janë të prirur, ose janë nën trysni edhe nga aleatët, njerëzit që duhet reagojnë se ndryshe reputacioni do të vihet në diskutim” u shpreh gazetari Artan Hoxha.

“Ky mbiemër më kujtohet shumë mirë dhe është nga familjet e njohura në Fier që kanë edhe rininë me aktivitet” u shpreh Dritan Zagani, ish-shef i antidrogës në Fier.

Backa rezultonte me kartelën penale të pastër, edhe pse ai në Fier ishte përfolur shpesh për kryerjen e një vrasje shumë vite më parë. Në Gjykatën e Fierit ndodhet një dosje në ngarkim të tij ku akuzohet për kundërshtim të punonjësve të policisë, çështje që u pushua. Mes dëshmive që zbulojnë komunikimin me punonjësit e policisë, del në pah autoriteti i padiskutueshëm i Backës në Fier.

Referuar një tjetër dosje, Demir Backa kishte një konflikt civil me pasardhësit e Ekrem bej Vlorës për një hapësirë prej 900 hektarësh tokë në bregdetin e Pish-Poros. Në zonë, ai zotëronte një biznes blegtorie.

Konflikti për pronat në bregdet ishte një pistë që u zbeh shpejt.

“Dua të them një fakt që të qenit qyteti i dytë më i fuqishëm në vend për asetet, paratë, ata i bënë shumë komod si biznesmen. Në qytete tjera 2-3 biznesmenë dallohen nga luksi, jo, aty nuk dallon dot asgjë në Fier”, u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA