Guardiola u beson “ish-ëve” për sfidën e radhës”: Ata e njohin mirë kundërshtarin

13/09/2022 22:42

Manchester City do të presë Borussian e Dortmundit në “Etihad Stadium”, në sfidën e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ndërsa trajneri Pep Guardiola beson se dy “ish-“ët e verdhezinjve do ta ndihmojnë shumë.

Bëhet fjalë për sulmuesin norvegjez Erling Haaland dhe mbrojtësin zviceran Manuel Akanji, të cilët ishin pjesë e verdhezinjve deri në fund të sezonit të kaluar dhe tani kanë zgjedhur të vazhdojnë karrierën te “citizens”.

“Ata i njohin kundërshtarët e nesërm shumë më mirë sesa unë, pasi deri para pak javësh kanë qenë shokë skuadre me njëri-tjetrin. Kam folur me Erling dhe Manuel, të cilëve u kam kërkuar një mendim mbi mënyrën e lojës, megjithatë në fund besoj që diferencën do ta bëjë cilësia, të cilën ne e kemi më të shumtë”, tha trajneri spanjoll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA