Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era 2275 ton naftë kontrabandë që transportoheshin me anije çisternë nga Libia në Shqipëri janë sekuestruar në Durrës.
Falë operacionit policor të koduar “Ring” u arrestuan katër 4 shtetas të huaj dhe u proceduan në gjendje të lirë 6 bashkëpunëtorët e tyre.
Të arrestuarit janë:
Z. A. 54 vjeç (kapiteni i anijes), M. A. 25 vjeç, A. A. 43 vjeç, të tre banues në Libi dhe B. T., 25 vjeç, banues në Siri.
U proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
A. B. 43 vjeç, A. A. 46 vjeç, A. N. 40 vjeç, A. E. 53 vjeç, A. H. 21 vjeç dhe A. K. 29 vjeç, të gjithë banues në Libi.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar anija çisternë, sasia e naftës dhe disa aparate celulare.
Mbi ta rëndojnë veprat penale “Kontranda më mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, të kryera në bashkëpunim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel