Ylli i rrjeteve sociale firmos kontratën në UFC, fiton më shumë se profesionistët

12/09/2022 14:09

Të gjithëve i ka rastisur të “takohen” të paktën një herë në rrjetet sociale si Instagram apo TikTok me personazhin Hasbulla Magomedov.

Hasbulla, shpeshherë është parë në eventet e UFC si një fans i kësaj disipline duke krijuar një marrëdhënie të veçantë me presidentin e UFC, Dana White, po ashtu edhe me kampionin Khabib Nurmagomedov. Madje, Hasbulla ka nxitur edhe konflikt me Connor McGregor, megjithatë nëse po mendoni se rusi i vogël do të ndeshet me irlandezin, atëherë e keni gabim.

Kjo pasi kontrata e Hasbulla me UFC konsiston vetëm në paraqitjen e tij në ring si një promotor i sportit dhe jo për t’u ndeshur teksa Federata kërkon të përdorë popullaritetin e Hasbulla për të rritur shikueshmërinë e ndeshjeve në oktagon. Sakaq, edhe pse kontrata në shifra e Hasbulla nuk është bërë publike, persona zyrtarë në UFC deklarojnë se ai do të përfitojë ekonomikisht edhe më shumë se yje të këtij sporti./ SuperSport

Top Channel