Video/ Princi Andrew abuzohet nga turma gjatë kortezhit të mbretëreshës në Skoci (fotot)

12/09/2022 21:12

Pamje të rralla janë shpërndarë sot nga mediat britanike kur gjatë kortezhit funebër të mbretëreshës britanike, një i ri nga turma nisi të ofendonte me zë të lartë princin Andrew, i akuzuar më parë për abuzime seksuale me të mitura, në pronat e pedofilit famëkeq Jeffrey Epstein.

Në pamje shihet personi që kur kortezhi i ndjekur nga 3 bijtë e mbretëreshës, mbreti i ri Karl, Andrew dhe Edward, si dhe bija princeshë, nis të abuzojë verbalisht me Andrew, duke e quajtur “plak i sëmurë e maniak”.

Ofendimet e të riut duket se nuk kanë të zbutur dhe vijojnë për rreth 30 sekonda derisa dikush e tërheq dhunshëm nga prapa dhe i riu rrëzohet.

Më tej kamera regjistron nga prapa turmës ku shihet që i riu “problematik” shtyhet me përbuzje nga disa persona dhe shoqërohet ose merret në mbrojtje nga një oficer policie.

Ngjarja është vetëm një nga disa shfaqje mos-aprovimi ndaj monarkisë ditën e sotme në Edinburg dhe qytete të tjera britanike.

Në padinë e akuzave ndaj Andrew, zonja Giuffre thotë se Andrew e kishte detyruar atë të kryenin marrëdhënie seksuale të padëshiruara në shtëpinë e Ghislaine Maxwell në Londër, një personalit i njohur i jetës publike në Britani dhe bashkëpunëtore për një kohë të gjatë e Epstein.

Zonja Giuffre thotë gjithashtu se princi Andrew kishte abuzuar me të edhe në rezidencën e zotit Epstein në Manhatan si dhe në një ishull privat që Epstein zotëronte në ishujt Virgin të Shteteve të Bashkuara.

Në një intervistë dhënë BBC-së në nëntor të 2019, princi Andrew, i cili kishte qenë mik me zotit Epstein, i hodhi poshtë akuzat e zonjës Giuffre për abuzim seksual dhe tha se nuk i kujtohej takimi me të. “Unë mund t’u them në mënyrë absolute e kategorike se nuk ka ndodhur kurrë”, tha princi Andrew

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA