Princit ‘problematik’ Andrew i ndalohet të mbajë uniformë ushtarake në funeralin e mbretëreshës (fotot)

12/09/2022 15:23

Princi britanik Andrew, i përfshirë në hetimet për abuzime seksuale të mitura në formën e favoreve nga financiari famëkeq pedofil Jeffrey Epstein, nuk do të mbajë uniformë ushtarake në funeralin e nënës së tij mbretëreshë, raportojnë mediat britanike.

Prandaj Duka i York  pritet të mbajë veshur një kostum të thjeshtë ditor, siç kishte në funeralin e të atit Princ Philip.

Funerali është njoftuar se do të mbahet më 19 shtator, teksa zyrtarët po përpiqen të bëjnë të gjitha përgatitjet për ta bërë një event “për t’u mbajtur mend” në historinë e vendit.

Të gjithë anëtarët e familjes mbretërore do të jenë me uniformat e tyre ushtarake, përveç Andrew – të cilit iu hoqën titujt ushtarakë vitin e kaluar prej skandalit seksual dhe denoncimeve nga viktimat e trafikut.

Një burim i pallatit mbretëror tha: “Si një anëtar jo-plotësisht funksional i familjes mbretërore Duka i York nuk do të mbajë veshur uniformë, përveçse në natën e fundit në sallën e Westminster, ne forme respekti.”

Anëtarët e tjerë të familjes mbretërore që janë Mbreti Karl, Princesha motra e tij, Eward dhe të bijtë do të parakalojnë në uniforma ushtarake në totalin e pesë eventeve funerale në ditët në vijim, shkruan e përdishmja The Sun.

Shërbesat do të përfshijnë atë të sotme në katedralen St Giles në Edinburgh, kortezhi në Westminster në Londër deri në kortezhin drejt varrezave.

Të njëjtat rregulla besohet se do të aplikohen dhe për Princ Harry – i cili hoqi dorë nga detyrat mbretërore në 2020 – por kjo ende nuk është konfirmuar.

Andrew, djali i dytë i mbretëreshës është tërhequr nga jeta publike pas zemërimit publik për miqësinë e tij me pedofilin financier Jeffrey Epstein.

Ai ka qenë admiral në marinën britanike por kjo e fundit ka shprehur zemërim për lidhjen e uniformës së saj me akuzat e rënda të bëra ndaj tij.

FOTO GALERI
1/3
Duka i York pritet të mbajë veshur një kostum të thjeshtë ditor, siç kishte në funeralin e të atit Princ Philip.

Top Channel