Pas vdekjes së mbretëreshës Elizabetë tanimë qentë e saj kanë një shtëpi të re, atë ku princi Andrew dhe ish-gruaja e tij Sarah Ferguson jetojnë së bashku, pranë kështjellës Windsor.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i tyre. Qentë Corgi, me gëzofin e tyre ngjyrë kafe, këmbët e shkurtra dhe veshët e mprehtë, kanë qenë me mbretëreshën që kur ajo ishte fëmijë.
Për ditëlindjen e saj të 18-të, prindërit i dhanë asaj Suzanën femër, paraardhëse të shumë brezave, aq sa ajo shfaqet shpesh në fotografi apo piktura zyrtare me të.
Vetë Andrew i kishte dhënë nënës së tij në pranverën e vitit 2021, për ta gëzuar gjatë izolimit në Kështjellën Windsor, Muick dhe një qenush tjetër, Fergus. Top Albania Radio shkruan se ky i fundit kishte ngordhur kur ishte pesë muajsh dhe si ngushëllim, Andrew dhe vajzat e tij Beatrice dhe Eugenie i kishin dhuruar asaj Sandy për ditëlindjen e saj të 95-të.
Ndërkaq, rikujtojmë se nëse nuk e dinit, mbreterësha e ndjerë Elizabetë ka një sozi në botë dhe ajo quhet Mary Reynolds. 89-vjeçarja ndërkaq ka vendosur të dalë në pension “për respekt” të figurës së Mbretëreshës, e cila ndërroi jetë disa ditë më parë. Reynolds, e cila jeton në qytetin Epping të Anglisë, u bë e famshme për shkak të ngjashmërisë së saj fizike me mbretëreshën.
Top Channel